English

Ndjeni dhimbje? Kryqëzoni duart dhe dhimbja kalon

Milano, 23 maj NOA- Nëse kryqëzoni duart ndërsa ndjeni dhimbje fizike, kjo e fundit ulet me 3%.

Kjo thuhet nga një studim i Departamentit të Psikologjisë, Universiteti i Milanos, drejtuar nga Giandomenico Iannetti.

Tetë persona kanë qenë subjekt i një stimuli të dhimbjeve në duar, dhe në qoftë se, në fazën e parë, kur subjektet i kishin krahët e tyre të shtrirë përgjatë trupit, u vu re një dhimbje e konsideruar, kjo e fundit u zvogëlua dukshëm në fazën e dytë, kur ata i kanë mbajtur duart të kryqëzuara.

Çdo gjë do të varet nga ajo që regjistron truri dhe informacioni që vjen me të.

"Në jetën e përditshme të gjithë përdorim dorën e majtë për të marrë objektet që janë në anën tonë të majtë dhe dorën e djathtë për ata që gjenden në anën e djathtë. Kryqëzimi i duarve dërgon informacion konfuz në tru, duke bllokuar perceptimin e dhimbjes".

a.e./NOA

KOMENTE