English

Obama vizitë në fshatin e stërgjyshërve në Irlandë

SHBA, 23 maj, NOA -Presidenti Barak Obama po udhëton drejt Irlandës, që është ndalesa e parë e liderit amerikan në kuadër të turneut në katër shtete evropiane.

Qëndrimi i Obamës në Irlandë pritet të përfshijë edhe vizitën në fshatin e vogël të Monigallit, vendlindja e katërgjyshit të tij.

Të martën, Obama dhe gruaja e tij, Mishell, pritet të vazhdojnë turneun në Britani, ku do të jenë mysafirë të mbretëreshës Elizabet në një darkë zyrtare shtetërore.

Në fund të kësaj jave, Obama pritet të marrë pjesë në samitin e G8-ës në Francë, para se ta përmbyllë udhëtimin me vizitën në Poloni, ku do të takojë liderët nga Evropa Lindore.

NOA

KOMENTE