English

Osmanaj: Vota e ka një emër, rezultatet duhen miratuar urgjent

Tiranë, 23 maj 2011, NOA- (Update) Ndërsa jashtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vijon diskutimi për miratimin e tabelës së rezultateve, jashtë tij vijon protesta.

Por pavarësisht kësaj njëri pas tjetrit të gjithë anëtarët e këtij komisioni kanë shprehur qëndrimin e tyre për këtë projekt-akt.

Hysen Osmanaj, anëtari demokrat në këtë komision deklaroi se votat të cilat kundërshtohen nga opozita për vlerësim e kanë një emër, qytetari e ka shprehur vullnetin e tij, qoftë për Lulzim Bashën, qoftë për Edi Ramën apo edhe Hysni Milloshin.

Sipas tij, nëse nuk numërohet vota, ndoshta do të kemi zgjedhje të tjera, dhe pasojat tha ai do të jenë edhe më të jashtëzakonshme.

Në përfundim ai u shpreh se projekt-akti me rezultatet e Tiranës duhet miratuar dhe në mënyrë urgjente.

a.y/NOA

KOMENTE