Tiranë, 23 maj 2011, NOA- Vendi yne neser ne pjesen e pare te dites do te karakterizohet nga moti i kthjellet dhe temperatura te larta ne te gjithe territorin shqiptar kjo per shkak te qarkullimit te masave ajrore nga Jugperendimi i kontinentit.
Shqiperia
Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te sjelle shtim te vranesirave ne gjithe vendin duke e rrezikuar shira me intensitet te larte por ne nje afat kohor te shkurter.
Me e rrezikuar nga rrebeshet e shiut do te jene ultesira perendimore ndersa pjesa tjeter e territorit do te dominohet nga kthjellime, vranesira dhe shira te izoluar. Gjate nates parashikohet qe kthjellimet te ri-kthehen serish ne te gjithe vendin.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes por mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne te gjithe vendin. Temperaturat me te larta do te shenohen ne zonat e ulta dhe bregdetare.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 18 km/h dhe drejtim Jugperendimor ndersa dallgezimi ne det do te mbetet i ulet.
Europa
Neser, pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga kushte te paqendrueshme atmosferike pasi vranesirat dhe shirat do te jene dominuese. Me problematike situata do te jete ne gadishullin Skandinav dhe ishujt Britanike pasi shirat do te jene me intensitet te larte te shoqeruar me shkakesa rrufesh. Edhe ne pellgun e mesdheut do te kete vranesira dhe shira ku me problematike situata do te jete ne Itali dhe Ballkanin Verior nga rrebeshet e shiut dhe shkarkesat me rrufe. Europa Jugperendimore, Qendrore, Verilindore si edhe nje pjese e Ballkanit do te dominohen nga moti i kthjellet.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Ballkani Verior alarmon rrebeshe shiu dhe shkarkesa me rrufe
- Italia do te rrezikohet nga shira intensive
- Ishujt Britanike alarmojne ere e forte dhe rrebeshe shiu
a.y/NOA