Tiranë, 23 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 23 Maj 2011.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Sollaku: Ja pse rezultati që do të shpallë KQZ është i paligjshëm”, i cili pasqyron një intervistë të ish-kryeprokurorit. Disa tituj të tjerë janë; “Amerikanët rrënojnë pallatin e Mbretit Zog, kërkojnë thesarin”, “Tani i Topit, çfarë ndodhi natën e 23 majit 2008”.
Gazeta “Panorama” hapet me titullin, “Mbyllet numërimi, KQZ shpall sot fituesin”, cili pasqyron numërimin e votave për kreun e Bashkisë në Tiranë. Disa tituj të tjerë janë; “Zbardhen emrat e 55 këshilltarëve të Këshillit Bashkiak në Tiranë, koalicioni i PD 28 i PS, 27”, “Makinat pa targa, 7 muaj afat për tu falur dogana”, “Raporti i inspektoratit, lojëra kancerogjen në treg”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor, “KQZ mbyll numërimin, beteja ligjore”, i cili flet për mbledhjen e djeshme të KQZ”. Disa tituj të tjerë janë; “Policët një javë shërbim, shtohen ankesat”, “Skenarët në PD për të ardhmen e Bashës”, “Tensioni politik lë në hije gjyqet e bujshme”.
Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor atë me titull; “Takimi sekret Meta-Berisha, KQZ nxjerr fitoren e Bashës”, i cili pasqyron një takim të kreut të qeverisë dhe kreut të LSI-së dje në Gjirin e Lalzit. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Kavaja, ja pse PS fitoi bashkinë, PD gaboi”, “Sot thirren komisionet parlamentare në Kuvend, socialistët rifillojnë bojkotin”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA