Pakistan, 23 maj, NOA - Talebanët e Pakistanit kanë marrë përgjegjësinë për një sulm të armatosur në një bazë të madhe ajrore të marinës pakistaneze në Karaçi ku mbetë të vdekur pesë persona dhe u shkatërrua një numër i avionëve të marinës.
Luftimet janë raportuar të kenë vazhduar edhe në mëngjes në Mehran, më shumë se tetë orë pas sulmit që nisi të dielën në mbrëmje.Zëdhënësi i talebanëve, Ehsanullah Ehsan citohet nga Reuters dhe AFP të ketë thënë se sulmi është hakmarrje ndaj vrasjes së liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden, i cili u vra gjatë një sulmi amerikan në territorin pakistanez tri javë më parë.
Sulmuesit raportohet se kanë hapur zjarr në avionët e stacionuar në bazë, përfshirë edhe një aeroplan vëzhgimi amerikan, ndërsa raporohet për një numër shpërthimesh dhe zjarresh.
Zyrtarët thonë se në sulm janë përfshirë të paktën 15 sulmues të armatosur.