Prishtinë, 23 maj 2011, NOA- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, deklaroi se ditën e sotme është informuar për hyrjen në grevë urie të të burgosurve në Burgun e Dubravës.
Në deklaratë theksohet se sipas informatave që ka KMDLNj kërkesa kryesore e grevistëve është përshpejtimi i miratimit të Ligjit për Amnisti.
Sakaq mësohet se brenda burgut në grevë janë rreth 650 të burgosur në mesin e të cilëve edhe të moshuar dhe ata nën trajtim mjekësor.
Theksohet se, në grevë janë të përfshirë shumica e kategorive të të burgosurve.
Ndërsa KMDLNj vijon monitorimin e grevës, u kërkon nga institucionet kompetente që të shqyrtojnë kërkesat e të burgosurve si dhe për kujdesin shëndetësor të tyre.
a.y/NOA