Ohio, 23 maj, NOA- Terri Smith është një grua e mbyllur në shtratin e saj për tre vitet e fundit për shkak të kileve të tepërta që e pengojnë atë të ecë.
Gruaja, e konsideruar si më e shëndosha në botë, peshon rreth 317 kile dhe mjekët kanë frikë se nëse nuk dobësohet brenda një kohe të shkurtër mund të vdesë .
Janë duke u bërë më të shpeshta, në fakt, dhimbjet e kokës për Terri dhe mjekët kanë frikë se obeziteti ekstrem mund të ketë shkaktuar probleme serioze edhe në trurin e saj.
Terri është detyruar nga mjekët që të humbasë peshë duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke bërë shumë ushtrime fizike.
Smith, e cila mbush këtë vit 49 vjeç është aq e shëndoshë sa që ka nevojë çdo ditë për dikë që ta veshë, ta lajë dhe ti japë të hajë.
Për ta ndihmuar janë vajza dhe burri i saj, të cilin Terri e quan engjëlli i saj mbrojtës, një konstante të sigurt në jetën e saj, një njeri i madh, që kujdeset për të.
"Unë kam qenë gjithmonë e shëndoshë, kur isha 20 vjec peshoja 110 kile, pseudonimi im ishte Fatso. Nga mosha 32 vjeçe kam filluar të kem vështirësi në këmbë për shkak të artritit dhe më është dhënë një karrige me rrota. Që atëherë pesha ime është rritur edhe më shumë për shkak të mos aktivitetit".
Terri më në fund duket e vendosur për të humbur peshë, edhe për të parë të rriten nipërit e saj.
a.e./NOA