English

Video Meta-Prifti, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e avokatëve të Metës

Tiranë, 23 maj 2011, NOA - Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e avokatëve të ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta për shpalljen të pavlefshme të videos Meta-Prifti të regjistruar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti në zyrën e tij, skandali që pasoi dorëheqjen e Ilir Metës nga postet në qeverinë Berisha.

Gjykata e Lartë mori përsipër ta shqyrtojë videon si provë në këtë gjykim duke pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë, e cila nisi hetimin ndaj Ilir Metës pikërisht duke iu referuar principalisht kësaj videoje.

Gjatë seancës në Gjykatën e Lartë avokatët e Ilir Metës kërkuan që përgjimi përmes videos të shpallej i pavlefshëm, duke kërkuar gjithashtu edhe anullimin e heqjes së imunitetit të Metës, për efekt të hetimit për korrupsion pasiv.

Në videon e regjistruar nga Dritan Prifti, ish-numri dy i qeverisë Berisha shfaqet duke i kërkuar ministrit të atëhershëm Prifti, favore në tenderat për hidrocentralet.

Trupa e lartë gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë Medi Bici, Ardian Dvorani, Gani Dizdari, Ardian Nuni dhe Aleksandër Muskaj duket se kanë rrëzuar kërkesën e avokatëve të Metës, duke marrë si provë të gjykimit të çështjes pikërisht videon e përgjuar në zyrën e Dritan Priftit.

mit/NOA

KOMENTE