Tiranë, 24 maj 2011, NOA- (Update) Vetëm pak më parë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës doli nga selia e Partisë Socialiste ku zhvilloi një takim me kreun e saj Edi Rama.
Ndonëse nuk dihet ende se cili ishte thelbi i këtij takimi, mendohet që edhe kësaj radhe diplomati amerikan të jetë përqendruar në situatën paszgjedhore, ku këtë herë duket se është diskutuar lidhur me rrugën që pritet të ndjekë Partia Socialiste pas vendimit të shpallur mbrëmjen e djeshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për fituesin e Bashkisë së Tiranës.
Nga ky vendim ku doli fitues kandidati i maxhorancës Lulzim Basha, paraditen e sotme Partia Socialiste ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjehor, në shpresë për rikthimin e fitores.
As kryesocialisti Edi Rama dhe as ambasadori Arvizu nuk dhanë asnjë deklaratë për mediat, duke lënë të fshehtë atë çka u diskutua mes tyre.
a.y/NOA