English

Bullgaria do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE

Tiranë, 24 maj, NOA – Bullgaria do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo është deklarata që ka bërë sot ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Teodor Spassov Roussinov. Gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në Tiranë, Spasov ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria gjatë viteve të fundit.

Ai vlerësoi transformimin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka përjetuar gjatë viteve të fundit në veçanti anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, si edhe reformat e thella dhe të jashtëzakonshme brenda vendit.

Kryeministri Berisha e falenderoi ambasadorin bullgar për kontributin e rëndësishëm që ai ka dhënë gjatë kësaj periudhe në forcimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve shumë të mira midis të dy vendeve dhe qeverive në zgjerimin e bashkëpunimit, në dobi të interesit më të mirës të dy popujve miq.

a.k/NOA

KOMENTE