English

Djegia e 21-vjeçarit në makinë, Policia: Shkëndijë elektrike në kroskot

Tiranë, 24 maj, NOA – Ekspertët e policisë së kryeqytetit mendojnë se djegia e 31-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme në makinë, në fshatin Baldushk, ka ardhur nga një shkëndijë elektrike në kroskotin e mjetit. Sipas policisë, 31 vjeçari është asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen brenda në makinë.

Ky është varianti i parë që Policia e Tiranës jep për vdekjen e Edmond Dibrës, i cili u gjet i djegur në automjetin tip “Volzvagen”, me targa Tr. 4071 F, mbrëmjen e djeshme.

Policia sqaron se menjëherë kanë shkuar në vendngjarje forcat e rendit, të cilat kanë bërë dhe hetimet e para në lidhje me ngjarjen.

a.k.NOA

KOMENTE