English

Greqia shet aksionet e bankës dhe porteve

Nisur nga borxhi mjaft i madh i saj, Greqia do të shkëputet nga një pjesë e konsiderueshme e pasurisë shtetërore. Ndër të tjera do të shiten "menjëherë" aksionet e shtetit në shoqërinë telefonike, OTE, në bankën Postbank dhe në portet e Selanikut dhe Pireut, bëri të ditur Ministria e Financave pas një takim krize të kabinetit qeveritar në Athinë.

Vendi ka tani para vetëm deri në mes të korrikut që të plotësojë detyrimet e tij dhe për të paguar rrogat dhe pensionet e njerëzve. Për këtë, vendi i zonës euro ka nevojë urgjente për këstin e ardhshëm të ndihmave të kombinuara të BE-së dhe FMN-s në shumë prej 12 miliardë eurosh.

Ekspertët e BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar deri tani nuk kanë dhënë asnjë dritë të gjelbër për pagesën, bën të ditur radio Dojçe Vele.

Shefi i grupit euro Jean-Claude Juncker në fundjavë kishte rritur presionin dhe kishte njoftuar Athinën që ndihmat të shoqërohen me një program privatizimi më të ngushtë se deri tani.

KOMENTE