English

Haxhinasto- Abouyoub: Komisione dypalëshe ekonomiko-tregtare

Tiranë, 24 maj 2011, NOA- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, priti në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Marokut në vendin tonë Hassan Abouyoub.

Gjatë bisedës mes tyre ministri Haxhinasto vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve politike mes dy vendeve, ku theksoi se është e nevojshme që kjo frymë miqësore

bashkëpunimi, të përkthehet edhe në një bashkëpunim ekonomik të suksesshëm.

Më tej ai vlerësoi edhe mbështetjen që dy vendet i kanë dhënë njëri-tjetrit në

kuadrin e organizatave ndërkombëtare.

Ndërsa ambasadori Abouyoub shprehu angazhimin e Marokut, si dhe përkushtimin personal që marrëdhëniet ndërmjet vendit të tij dhe Shqipërisë të shkojnë në

një nivel cilësisht të ri, veçanërisht në aspektin ekonomik nëpërmjet krijimit të

komisioneve dypalëshe ekonomiko-tregtare.

Në përfundim dy bashkëbiseduesit ranë dakord që të firmosen së shpejti dy marrëveshje në fushën e turizmit e atë konsullore.

a.y/NOA

KOMENTE