English

KMLDNJ: Vijon greva në Burgun e Dubravës, të miratohet Ligji për Amnisti

Prishtinë, 24 maj 2011, NOA- Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë, konfirmoi se në burgun e Dubravës vijon greva e urisë.

Mësohet se grevistët kanë kërkuar garanci me shkrim nga institucionet për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për Amnisti në mënyrë që ata të ndërpresin grevën.

Lidhur me këtë rast zyrtar të KMDLNj vizituan grevistët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas vizitës në ambientet e këtij burgu KMDLNj-së informoi lidhur me gjendjen e grevistëve dhe për kërkesat e tyre, ku më kryesorja është përshpejtimi i nxjerrjes së Ligjit për vlerat e luftës së UÇK dhe kthimin e dinjitetit të veteranëve të luftës.

Në qëndrimin e saj KMDLNj shprehet se kërkesat e grevistëve janë të ligjshme dhe ato duhet të merren parasysh nga institucionet e Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE