SHBA, 24 maj, NOA - Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Salam Fajad, raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore në një spital në Teksas të SHBA-së, pasi që pësoi sulm në zemër.
Zyrtarët palestinezë thanë se Fajad, që është në të ’50-tat e vona, të dielën përjetoi dhimbje të fuqishme gjoksi, ndërsa po merrte pjesë në diplomimin e të birit në një universitet në Ostin të Teksasit.
Zyrtarët thanë se mjekët në Ostin ia kanë zhbllokuar atij një arterie koronoare dhe se tashmë gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
NOA