English

Kryqëzimi i demokracisë

Ndue Ukaj

Prishtinë politika më e madhe bëhet kafeve. Ç’është e vërteta, kafet janë “arena” e vërtetë ku konfrontohen idetë, arena ku shpërlahet truri i njerëzve, arena ku të "mençurit" predikojnë për demokracinë.

Duke pi një kafe me ca miq, ashtu siç mund t’i ketë ndodh këto ditë çdo shqiptari, biseda na çoi në Tiranë, ku shëmtia e demokracisë ka dëshmua fytyrën e saj reale. Duke shpjeguar pa ngarkesa dhe barrikada të mendimit ato pak çka di e njoh për Shqipëri, njëri i inatosur me pyeti: Ti nuk je me Lulin? Miku i cili më njihte për një djathtist, me pyeti me shumë habi, të cilën rrallëherë e kisha parë në fytyrën e tij të qetë. Unë i thash, nuk jam me Lulin, por kjo s’do të thotë se jam me Edin. Ai natyrisht nuk u pajtua me mua. Turfullonte nga zemërimi, sikur qielli t’i kishte ra në kokë.

I shqetësuar për fenomenin e glorifikimeve dhe përbuzjeve ekstreme, me të cilat dukuri jemi mishërua si mentalitet, e për të cilën kam shkruar qysh kaherë, i thash se pikërisht ky mentalitet e ka kryqëzuar demokracinë shqiptare. Ndërkohë që pinim expressot, dëgjonim tavolinat për rreth duke kuvendua të njëjtën temë. Unë i them:

Ata qe besojnë në këtë demokraci, e meritojnë këtë demokraci, e ata që besojnë në këtë pushtet, e meritojnë po këtë pushtet.

Pas një heshtje të imponuar, ju drejtohem: a e meritojnë shqiptaret këtë model demokraci e shteti…? Miqtë e mijë, të inatosur më përgjigjen, JO. Pse atëherë sillemi në këtë formë, duke bë tifozllëk politikë të rrezikshëm-i pyes unë. Në tavolinë u plandos një heshtje e zymtë, ashtu siç është e zymtësuar këto ditë demokracia shqiptare.

Kjo eksperiencë e imja, përjetohet çdo ditë, ane kënd botës shqiptare, në forma e variante të ndryshme. Atëherë njeriu racional, nuk ka sesi të mos trishtohet dhe pyet: pse barrikadohemi vetëm në polet ekstreme dhe nuk e kërkojmë asnjëherë atë “mesin e artë”?

Në këto ditë dramatike, kur demokracia e brishtë shqiptare, edhe njëherë ndodhet para sfidave të mëdha, ekzistenciale, shtrohet një dilemë e ankthshme, a jemi të gatshëm për demokraci?

Realiteti është i zymtë. Kudo hapësirave shqiptare, kemi parti politike, të cilat janë shndërrua në turma që besojnë verbërisht në një politikë dhe lider. Ndërsa përtej saj çdo gjë ka ngjyrë të zezë. Partiashët, militantët dhe kopetë politike, ose duan pafundësisht ose urrejnë pafundësisht. Ky sindrom, ka krijua ndër shqiptar një mentalitet tifozllëku, i cili është një dëshmi rrënqethese, sesa larg demokracisë reale jemi.

Unë nuk njoh shqiptar qe te jete i kënaqur me zhvillimet ne Shqipëri e vende tjera shqiptare, përpos politikanët dhe kopetë e tyre që politikën e kanë marr me yrysh dhe si mundësi për me sundua, mundësi për pasurim dhe karrierë, shpeshherë të pamerituar. Prandaj, është absurd ky soj mentaliteti tifozllëku, që si i tillë veçse po i forcon këto banda politike. Shqiptaret meritojnë me mire. Ndryshe, s’na mbetet tjetër përpos gjithë të heshtim, të pranojmë këtë nënshtrim të turpshëm dhe t’ i duartrokasim marrëzisë, te keqes, korrupsionit, krimit politike e ekonomik. Gjithë po nënshtrohemi dhe po duartrokasim para dështimeve tona. Ata qe mbrojnë këtë model të demokracisë shqiptare, e meritojnë këtë model te demokracisë shqiptare. Mirëpo ky model, është trajta më e stërkeqtë e demokracisë, për të mos thënë, nuk është fare demokraci. Shqiptarët nga veri e ne jug, qytetar e katundar, gege e toske, të krishtere e mysliman, çdo ditë ankohet, gjëmojnë, klithin për jetën e rend, për mungesën e lirisë, paperspektiven e plote…Atëherë për hir të një grushti njerëzish të dalldisur, a meriton te sakrifikohet pafundësisht dhe pambarimisht një popull i katandisur në mjerim? Atëherë për hir të kujt dreqit bëjmë tifo të çmendur, pro atij e kundër atij?

Kjo është pikërisht forma më e deformuar e demokracisë, e cila ka instalua një mentalitet të përjashtimeve, selemtikeve dhe ”normave” në funksion të pushtetit. Ky diskurs i fuqisë së pushtetit, është bë model i sjelljes së politikaneve shqiptar, mirëpo larg qoftë ky model nga demokracia e mirëfilltë.

Logjika e demokracisë shqiptare, në Shqipëri e Kosove, qëndron ne grabitjen e pushtetit dhe assesi ne fitimin e tij. E kjo grabite bëhet, jo për të qeveris, por për te sundua. Te vetmet vende ne Europe qe sot kane politikan despot, janë shqiptaret. Këta politikan, pa ngjyre e pa identitet, po fyejnë shqiptaret, demokracinë, po përbuzin vuajtjet e gjitha të këtij kombi dhe kështu po rrënojnë nga brenda kombin tone te sakatosur.

Ne një shtet normal, me një politike normale, s’mund të imagjinohen skena çfarë shihen në shtetet tona, qoftë andej apo këndej kufirit. Këto skena, nuk mund të ndodhin tensione, në qoftë se njëra palë është normale. Tensionet e drama shqiptare ndodhin ngase ne Shqipëri kemi dy pale te ndyta politike, secila me keqe se tjetra. Politikanet shqiptare janë skajshmerisht te djallëzuara dhe te afte vetëm për pushtetin e tyre.

Në Shqipëri, kemi me dekada që zotërohen nga një politikë pa moral, një politike e cila jeton për qejfet e saj dhe lukset e saj, një politikë që pushtetin se fiton, por e grabit. Kemi një logjikë despotizmi qe zotëron shtetet dhe kombin tone. Demokracia shqiptare është vetëm një togfjalësh retorik dhe jo assesi një mënyrë për të qeveris dhe ndërtua sistem modern, konform standardeve dhe vlerave universale të pranuara dhe njohura botërisht. Është bë një kohe e gjate qysh kur brenda kombit tonë, shteti bashkëjeton me te keqën, e stimulon atë, motivohet prej të keqes dhe assesi nuk i del ballë, për t’i thënë stop. Pa u shkëputur nga e keqja, nga mashtrimet, nga vetëmashtrimit dhe logjika banditeske, nuk kemi sesi te ecim përpara. Shoqëritë tona kështu po bëjnë një vetënumërim të turpshëm. Shqiptaret edhe njëherë janë përballë sfidave te mëdha, pyetjet dhe dilemat e se cilës kërkojnë mobilizim te ndërgjegjes se pastër shqiptare.

Kjo mendësi po ja zgjat agoninë kombit shqiptar.

Shqipëria dhe shqiptaret ndodhen ne këtë agoni pikërisht nga retorika shterpe dhe mendimet e barrikaduara pro X dhe kundër Y. Kjo që shohim mund të jetë çdo gjë, përpos demokraci.

Po e mbyll me një mendim shumë domethënës të Mahatma Ghandi, të cilën e përdorën në këto ditë dramatike, shumë miq në Facebook për të shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin me atë që po ndodh ndër ne: “Neve do te na shkatërrojnë këto gjera: politika pa principe, kënaqësia pa ndërgjegje, pasuria pa punuar, dija pa karakter, biznesi pa moral, shkenca pa humanizëm dhe adhurimi pa sakrifica”.

Shënim: Qëndrimet e shprehura nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të NOA

KOMENTE