Hampshire, 24 Maj NOA - Ishin armatosur me të gjithë mjetet e nevojshme, përfshirë armë dhe helikopterë, ku gjithçka për të gjetur një ekzemplarë tigri të bardhë që ishte shfaqur në mënyrë të mistershme në fshatrat e Hampshire.
Në këtë safari rraskapitës u përfshin një grup policësh dhe kjo pasi ishin njoftuar për praninë e kafshës në zonën në dalje të autostradës.
Ajo çka është e pazakontë në këtë histori është se për fat të mirë tigri ishte thjesht një kukull pelushi.
Zbulimi i këtij gabimi të turpshëm u bë falë imazheve që u arritën të kapeshin në fotot e realizuara nga një helikopter.
Në këtë pikë kukulla u transportua në komisariatin përkatës dhe përfundoi në pjesën e objekteve të humbura.
r.b/NOA