Arizona, 24 Maj NOA - Jemi në Arizona, në SHBA.
Jesse është një qen gjuetie pesë vjeçar, i cili dallohet nga një karakteristikë tepër e veçantë.
Padronia e tij Heather Brooks, një studente 21-vjeçe, e ka stërvitur të jo në procesin e zakonshëm të kapjes së topit, por në një punë shtëpiake... Jesse faktikisht është një bashkëpunëtor tepër i zoti: përgatit kafe, lavatriçen, pastron dritaret, derën dhe pluhurat në shtëpi, me pak fjalë mban të gjithë shtëpinë në rregull.
Për tu theksuar është se Jesse nuk mbetet prapa dhe ne rolin e tij si një qen shoqërie: zbavit padronen dhe bën rrokullisje në tokë e shumë performacna të tjera.
Me pak fjalë kemi të bëjmë me një qen i cili është gjithçka-bërës.
r.b/NOA