Tiranë, 24 maj 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e neserme do te nise me mot te kthjellet ne te gjithe territorin shqiptar por duke ju afruar mesdites do te kete kalime vranesirash neper te gjithe vendin ku me te dendura do te jene ne zonat malore lindore.
Shqiperia
Pjesa e dyte e dites do te sjelle shtim te vranesirave duke rrezikuar te gjithe territorin nga rrebeshe shiu afat-shkurter. Me problematike situata paraqitet ne Veri dhe Qender te territorit pasi shirat do te bien me intensitet te larte. Gjate nates parashikohet qe vranesirat dhe shirat te largohen duke ri-kthyer kthjellimet ne vend.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne vlerat e mengjesit ndersa ne mesdite ato do te qendrojne konstante.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 22 km/h dhe drejtim Jugperendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te mbetet i ulet.
Europa
Neser, pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga kthjellime dhe vraneisra te lehte. Por ndryshe paraqitet situata ne rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit ku vranesira dhe shirat do te jene dominuese ne keto rajone. Me problematike nga shirat me intensitet te larte do te jete Ballkani perenimor. Edhe nje pjese e Europes Verilindore dhe gadishulli i skandinavise do te dominohen nga vranesirat dhe reshje shiu e debore por me intensitet me te ulet.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Ballkani perendimor alarmon per shira intensive
- Italia rrezikohet nga reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh
- Spanja alarmon per ere te forte dhe dallge te larta
a.y/NOA