English

Pasqyra e Shtypit, 24 maj 2011

Tiranë, 24 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 24 Maj 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Arben Ristani do të evakuohej nga zyra e KQZ me helikopter”. Disa tituj të tjerë janë; “Fajon: Ballkanit mund t’i rikthehen vizat më 9 qershor”, “Lulzim Basha, kryetar bashkie me vota të pavlefshme”, “Dyshime për aksidentin e Dritan Hoxhës”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “KQZ nxjerr rezultatin, Basha fitues me 81 vota”, i cili pasqyron vendimin e djeshëm të KQZ-së në lidhje me Tiranën. Disa tituj të tjerë janë; “Pas protestave të KQZ-së PS bojkoton Kuvendin, por deputetët nuk do t’i dorëzojnë mandatet”. “Videoja e Priftit, Gjykata e Lartë shtyn vendimin për Ilir Metën”, “Tiranë, gjendet i djegur në makinë 35 vjeçari”.

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor; “KQZ, në mesditë fiton Rama, në mbrëmje Basha kryetar”, i cili flet për zhvillimet e djeshme në KQZ. Disa tituj të tjerë janë; “Studimi i ekonomistit amerikan, votat duhet të ishin 50% me 50%”, “Pazios: Barroso, vendim të logjikshëm për të mos ardhur në Shqipëri”, “16 vjeçarja: Shoku më ftoi për kafe dhe më përdhunoi”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “KQZ përmbys rezultatin”, i cili flet për vendimin e marrë dje nga KQZ-ja në lidhje me zgjedhjet në Tiranë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Fehmi Avdiu: Vendimi i KQZ, antiligjor dhe praktikisht nul”, “Meta-Profti: Bashkohen dosjet dhe kërkesat”, “I plagosuri i Gërdecit refuzon të pajtohet me Mediun”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE