English

Përdor spermën e bashkëshortit të vdekur

Australi, 24 Maj NOA - Një grua australiane ka marrë lejen nga gjykatësi për të përdorur spermën e bashkëshortit të saj t vdekur.

Ky vendim historik është marrë në Uellsin e Ri në jug, ku fekondimi in vitro është i ndaluar pa lejen e donatorit.

Pas shumë vitesh tentime për të pasur një fëmijë, Jocelyn Edwards, 40 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Mark, kanë firmosur modulet për një farëzim artificial q do të zhvillohej 6 gushtin e kaluar.

Disa ditë më para kësaj date, bashkëshorti i Jocelyn u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti në punë.

Sperma e tij u mblodh pasi ai u nda nga jeta dhe në atë pikë nisi dhe lufta për të fituar të drejtën ligjore për përdorimin e saj.

Gjykatësi Robert Hulme, i Gjykatës së Lartë të Uellsit të Ri, mori vendimin në lidhje me dy rrugët që kishin mbetur: shkatërrimin e spermatozoideve ose kthimin e saj tek Edwards.

Në fund të kësaj ngjarje përfitimi shkoi në drejtim të gruas, e cila sipas gjykatësit është e vetmja që mund të ketë të drejta përdorimi mbi të.

r.b/NOA

KOMENTE