SHBA, 24 maj, NOA - Provat e DNA-së të ish shefit të FMN Dominique Strauss-Kahn, sipas medieve përputhen me gjurmët e spermës në fustanin e viktimës së supozuar. Mediet amerikane dhe franceze njoftojnë se hetuesit kanë gjetur në bluzën e punëtores 32 vjeçare të hotelit në Nju Jork spermë të 62 vjeçarit.
32 vjeçarja që punonte në hotel pretendon se Strauss-Kahn e ka ngacmuar atë seksualisht dhe e ka detyruar të bëjë seks oral. Ekspertët theksojnë se nga gjurmët dhe provat e DNA nuk ka dëshmi për përdorim dhune.
Policia dhe prokuroria nuk deshën të deklaroheshin pas këtyre njoftimeve. Strauss-Kahn që ndodhet në arrest shtëpie i ka hedhur poshtë akuzat. Më 6 qershor ai duhet të dalë përsëri para trupit gjykues.
NOA