English

Pse nuk lirohet Ramush Haradinaj

Gani Qarri

Edhe pse kaloi pothuajse një vit, dhe rasti i tij është i pari që është kthyer në

rigjykim, Ramush Haradinaj, edhe sot e kësaj dite,po mbahet pa të drejtë në burgun e

Hagës. Madje, me gjithë tejkalimin e çdo afati ligjor, për mbajtjen në burg, pa

gjykim, ai atje mbahet disi në mënyrë misterioze, pa asnjë sqarim zyrtar për

opinionin, pa kurrfarë arsyetimi ligjor e juridik, dhe pa as një datë të përcaktuar,

për mbajtjen e rigjykimit të tij.

Përkundër të gjitha këtyre paqartësive, zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Nerma

Jellaçiq, edhe pas një viti të mbajtjes së tij të pa drejtë në Hagë edhe sot e kësaj

dite të pa arsyetuar ligjërisht, ajo thotë se edhe më tutje ?!... Nuk mund të

përcaktohen afate, për fillimin e rigjykimit ngase sipas saj çdo gjë u varka nga

vendimi i Dhomës së Apelit edhe pse ka kaluar çdo afat ligjor e juridik për

përcaktimin e procedurave të gjykimit,për çka edhe do duhej të lirohej për mungesë

provash.

Kryetari i AAK-s dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pa të drejtë, dhe

pa asnjë njoftim publik, pa arsyetim juridik,dhe pa përcaktim date për rigjykimin e

tij përkundër të gjitha normave të së drejtës ndërkombëtare,duke shkel me të dy

këmbët edhe të drejtat dhe lirit e tij njerëzore ai edhe më tej, mbahet pa asnjë

sqarim para opinionit kombëtar e ndërkombëtar, në burgun e Hagës.

Më në fund,sipas deklaratave të Avokatit të tij mbrojtës, Michael O’Reilly , sikur

duket një dritë në fund të tunelit edhe për Ramush Haradinajn, ku për Radio

Dukagjinin,ai thotë se shpreson që brenda kësaj jave mund të merret vendimi mbi

numrin e dëshmitarëve që do paraqiten në gjykim, i cili gjoja na qenka "shkaku i

vetëm" për mos fillimin e deritanishëm të rigjykimit.

Pse shtyhet kaq gjatë, mospërcaktimi i numrit të dëshmitarëve pasi që ky na qenka

shkaku i shtyrjes së fillimit të procesit gjyqësor, a mund të jetë arsyetim bindës

dhe i mjaftueshëm "fakti" se pala mbrojtëse kërkuaka që në rigjykimin e Haradinajt

të pyeten dëshmitarët e pa pyetur deri më tani,kurse prokuroria insistuaka për

thirrjen edhe të dëshmitarëve të cilët kanë dëshmuar me rastin e gjykimit të parë, ani pse Ramush Haradinaj, atë kohë ishte liruar si i pafajshëm?!

Sa vite i duhen Gjykatës së Hagës të vendos për numrin e dëshmitarëve, dhe poashtu

sa kohë ka të drejtë ajo ta mbaj të pa gjykuar, në burgun e Hagës Ramush

Haradinajn?!

A ka kush interesohet për Ramushin,të pyes për fatin e tij dhe të insistoj për

zbardhjen e së vërtetës se për se dhe për sa kohë mund të mbahet ai në këtë mënyrë i

burgosur?!

Ç`është kjo mënyrë kaq misterioze e mbajtjes së tij në burgun e Hagës,pse duke mos

pasur shkaqe të tjera më serioze, shtyhet me qëllim, marrja e vendimit mbi numrin e

dëshmitarëve,vetëm e vetëm që të mos fillojnë seancat gjyqësore dhe Ramushi, në këtë

mënyrë të mbahet sa më gjatë i mbyllur në Tribunalin e Hagës?!

Apo janë të vetëdijshëm ata se nëse gjykimi fillon në mes të qershorit,siç shpreson

Avokati i tij, ai kësaj radhe, një herë e përgjithmonë do t’i përfundojë sqarimet me

Tribunalin e Hagës, pasi që tanimë edhe botërisht dihet se Ramush Haradinaj, është i

pari dhe i vetmi deri më tani,që është rikthyer për rigjykim, dhe përkundër mungesës

së fakteve, mbahet pa të drejtë dhe pa asnjë sqarim për opinion, në burgun e Hagës.

Si qeveria ashtu edhe juristët shqiptar (të cilët sikur nuk ekzistojnë) kurrë nuk e

ngritën zërin në mënyrë të organizuar për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe

njerëzve të devotshëm të saj, e në këtë rast as për mbrojtjen e ish-Kryeministrit të

vendit, madje ata as nuk kërkuan ndonjëherë në mënyrë publike, lirimin apo të paktën

rigjykimin e Ramush Haradinajt, edhe pas një viti të mbajtjes së tij pa asnjë sqarim

në Tribunalin e Hagës.

Mjerisht në jetën e vrazhdët të kësaj bote,krijohet përshtypja se nuk ka drejtësi

për të gjithë, ngase derisa kriminelët serb shëtisin të lirë dhe bëjnë ligjin në

veriun e Kosovës, Ramushi mbahet padrejtësisht në burgun e Hagës së politizuar.

Ndaj, i vetmi ngushëllim na ka mbetur të shpresojmë se Historia jonë, të paktën

ajo, nuk do ta harrojë kontributin e tij dhe flijimet e familjarëve të Ramush

Haradinajt për çështjen kombëtare, i cili do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe

T’i kthehet familjes dhe Kosovës së tij, fitimtar!

*Zyrih, 24 maj 2011

KOMENTE