English

Qeveria shpëton Maqedoninë nga regjimi i vizave

E martë, 24 maj 2011, NOA- Edhe më tej qytetarët e Maqedonisë do të vijojnë të lëvizin pa viza drejt Bashkimit Europian, ky fakt u komunikua nga euro-komisionerja Sesila Malstrom.

“Masat të cilat i ndërmori qeveria e Maqedonisë, rezultuan të suksesshme dhe në periudhën e fundit është vërejtur një përmirësim dhe zvogëlim i numrit të azilkërkuesve”, deklaroi Malstorom.

Ndërkaq Komisioni Evropian nuk miratoi sot propozimin për vendosjen e pezullimit të vizave për Maqedoninë dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor.

E gjithë kjo situatë u krijua pas valës së azil-kërkuesve në disa vende të Bashkimit Europian.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka forcuar kontrollet në pikat kufitare, pas alarmit nga Komisioni Evropian për rikthimin e regjimit të vizave.

Pikërisht për këtë fakt qeveria e Maqedonisë ka propozuar ndryshime të Kodit Penal, me të cilin keqpërdoruesit e liberalizimit të vizave do të dënohet me burg nga 4 deri në 8 vite dhe gjoba me para deri në 500 mijë euro.

a.y/NOA

KOMENTE