English

Rezultati i Tiranës, PS padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor

Tiranë, 24 maj, NOA - Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Kolegjin Zgjedhon padinë që kundërshton rezultatin e nxjerrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Padia e opozitës synon të nxjerrë të kontestojë rezultatin e shpallur mbrëmjen e djeshme nga KQZ-së, e cila shpalli kandidatin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si fitues për garën në kryeqytet.

Kjo është ankesa e dytë që PS-ja dërgon në KQZ, pas asaj të disa ditëve më parë, ku i kërkonte Kolegjit që të detyronte KQZ-në të shpallte rezultatin paraprak të zgjedhjeve.

Nisja e padive nga PS paralajmëron një betejë të gjatë ligjore për shqyrtimin e ankimimeve dhe kontestimin e mënyrën sesi KQZ shpalli fituesin.

a.k/NOA

KOMENTE