Durrës, 24 maj 2011, NOA - Shërbimi postar në Shqipëri po përballet me sfidat e reja që dikton zhvillimi i teknologjisë, ndërkohë që eliminimi i zonës së rezervuar është një nga sfidat e tij.
Këtë e theksoi Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Arqile Gorea, gjatë seminarit të postave të rajonit që po mbahet në Durrës, ku marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Unionit Universal Postar.
Drejtori i Postës Shqiptare nënvizoi se liberalizimi i zonës së rezervuar i bën dëm shërbimit postar, dhe për këtë. sfidë është eliminimi i saj në vitin 2013.
Sipas Goreas qasja e zonës së rezervuar është në kundërshti me vizionin dhe funksionimin e shërbimit postar.
Ai i drejtoi një apel politikës që të mos lejojë postat private të dëmtojnë shërbimin postar kombëtar.
Edhe përfaqësuesit e lartë të Unionit Universal Postar dhe Postës Europiane ranë dakord se përmirësimi i rrjetit postar duhet të funksionojë në mënyrë të tillë në të gjithë vendet e post-Europës.
Lars Vesterlund, përfaqësuesi i Unionit Postar u shpreh se projekti i monitorimit të sistemit global është një shërbim i rëndësishmes të cilave bën pjesë edhe posta shqiptare.
Në seminarin katërditor në Durrës marrin pjesë përfaqësues të shërbimit postar të Bosnjes, Kroacisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Turqisë.
mit/NOA