English

Serbia bojkoton samitin me Obamën për shkak të Kosovës

E martë, 24 maj 2011, NOA- Serbia bojkoton samitin e presidentit të SHBA-së Barack Obama me krerët e shteteve të Europës juglindore dhe qendrore në Varshavë, sepse është ftuar edhe presidentja e Kosovës.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç nuk do të marrë pjesë në takimin, që zhvillohet më 27 dhe 28 maj në kryeqytetin polak, deklaroi zyra e tij për gazetën e Beogradit "Danas". Një sërë presidentësh priten të marrin pjesë në këtë samit, në mesin e të cilëve edhe Atifete Jahjaga.

Serbia nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, qysh kur kjo ndodhi para tre vjetësh. Megjithatë deri tani nuk është bojkotuar kurrë nga Serbia një konferencë e nivelit të lartë si kjo në Varshavë. Aty ishte planifikuar veçanërisht takimi bilateral mes Tadiç dhe Obamës.

DW/NOA

KOMENTE