English

Shkrepëtima e rrufesë i merr jetën 13 vjeçares

Elbasan, 24 maj 2011, NOA- Në fshatin Tregan të qytetit të Elbasanit një vajzë e moshës 13 vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies së rrufesë.

Mësohet se viktima e cila mban identitetet A.Ll, ka gjetur vdekjen pasditen e sotme, pas rënies së një rrufeje të beftë.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga policia e Elbasanit e cila deklaroi edhe arsyet e vdekjes së viktimës 13 vjeçare, pikërisht pas prishjes së motit dhe shkrepëtimit të rrufesë vdekjeprurëse. a.y/NOA

KOMENTE