English

Situata në burgun e Dubravës nga greva e urisë e të burgosurve

Prishtinë, 24 maj 2011 NOA - Edhe sot ka vazhduar greva e të burgosurve në burgun e Dubravës. Grevistët kanë kërkuar garanci me shkrim nga institucionet për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për Amnisti në mënyrë që ata të ndërpresin grevën.

Shërbimi për Informim i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë tha për agjencinë NOA se ai është informuar se deri më tani gjendja shëndetësore e grevistëve është e qëndrueshme.

Sakaq duke folur mbi argumentin që ka detyruar ngujimin, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut tha se e përkrah miratimin e Ligjit për Amnisti.

a.b/NOA

KOMENTE