English

Të ngujuarit e UÇK-së ndodhen në gjendje të rënduar

Prishtinë, 24 maj 2011 NOA - Zyrtarë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë vizituan sot grevistët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zyrtarët e KMDLNj-së u informuan për gjendjen e grevistëve dhe për kërkesat e tyre. Sipas grevistëve kërkesë kryesore e tyre është përshpejtimi i nxjerrjes së Ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së dhe kthimin e dinjitetit të veteranëve të luftës.

Në një prononcim sot për agjencinë NOA, KMDLNj tha se mendon se kërkesat e grevistëve janë të ligjshme dhe ato duhet të merren parasysh nga institucionet e Kosovës.

KMDLNj konstaton se gjendja e ekonomike dhe sociale e kësaj kategorie është e rëndë. “Atyre u duhet përkrahje me e madhe institucionale për të përballuar gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale. Kjo çështje duhet të zgjidhet sipas praktikave dhe standardeve të vendeve që janë ballafaquar me këto kategori”, - vlerëson Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

a.b/NOA

KOMENTE