Tiranë, 24 maj 2011, NOA – Një 37-vjeçar i dënuar për tentativën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë në bashkëpunim u ekstradua sot nga Roma drejt Tiranës nga Zyra Qendrore Interpol Tirana.
Bëhet fjalë për ekstradimin e 37-vjeçarit Sokol Jashar Ymeri, nga qyteti i Lushnjes.
Policia e Shtetit bën me dije se Gjykata e Lushnjes e kishte dënuar Sokol Ymerin me 6 vjet burg në seancën e 1 tetorit të vitit 2003.
Sokol Ymeri u dënua pasi në datën 07.10.2002, rreth orës 02.00 të natës, bashkë me nje tjetër kanë hyrë me forcë në banesën e shtetases E. S. duke tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale
me dhunë me këtë shtetase.
Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datën
01.10.2010, u bë i mundur arrestimi i Sokol Ymerit.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas Ymeri iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për t’u dërguar më pas për të kryer dënimin e tij.
mit/NOA