English

Vizat nuk do të rivendosen, por mundësia do të ekzistojë

Bruksel, 24 maj 2011 NOA/DW - Komisioni Evropian miratoi një dokument, për vendosjen e klauzolave të sigurisë në sistemin evropian të vizave.

Masa e re do të mundësojë suspendimin e përkohshëm të regjimit pa viza në raste të jashtëzakonshme.

Edhe pse udhëtimi pa viza paraqet një lehtësim për qytetarët dhe është një nga arritjet më të mëdha të BE-së në bashkëpunimin me vendet jashtë tij, Brukseli do të miratojë rregullore të reja, të cilat do të jenë në gjendje t'i përgjigjen në mënyrë efikase situatave të jashtëzakonshme dhe abuzimeve me sistemin ekzistues.

Komisarja e BE-së për çështjet e Brendshme Cecilia Malmstrëm i shpjegoi kështu masat mbrojtëse për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza: "Fjala është vetëm për raste të jashtëzakonshme dhe kjo do të jetë mjeti i fundit, pas një liste të gjatë masash të ndryshme, që mund të merren”.

Malmstrom tha se nuk synohet, që ky mekanizëm të hyjë në fuqi sot. “Shpresoj, që ai kurrë të mos vihet në zbatim, por duhet të ekzistojë për të mbrojtur integritetin e sistemit dhe për të lejuar vazhdimin e procesit të liberalizimit të vizave”, - u shpreh ajo.

KOMENTE