Islandë, 24 maj, NOA – Mbi dyqind fluturime janë anuluar sot në Skoci dhe në Islandë për shkak të resë së hirit të lëshuar nga vullkanit islandez Grimsvotn.
Autoritetet i duruhen një shtimi të resë dhe bllokimin e një numri më të madh fluturimesh.
Organizata europiane e sigurisë ajrore, Eurocontrol ka bërë të ditur se fluturimet janë ndaluar në Skoci dhe veriun e Irlandës.
Pritet që reja e tymit të prekë jugun e Skandinavisë, Danimarkën dhe disa pjesë të Gjermanisë.
Më pas pritet që erërat e forta ta shtyjnë renë vullkanike në Francë dhe Spanjën.
a.k/NOA