Tiranë, 24 maj 2011, NOA- Në një komunikimi me mediat kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth lidhur me situatën paszgjedhore u shpreh se, nuk ka ende një rezultat përfundimtar.
“Duhet të presim, mendoj se duhet të jemi të durueshëm dhe nga ana tjetër të shohim se si do të zhvillohet situata. Pra, të jemi te durueshëm dhe të presim rezultatin final. Jeta vazhdon”, u shpreh Wollfarth.
Sipas tij, para se gjithash, beteja e kryeqytetit është një garë për Kreun e Bashkisë, dhe pikërisht për këtë, nuk ka arsye për eksitime.
Ai u bëri apel qytetarëve që të qetësohen dhe të presin përfundimin e procesit ligjor.
Në përfundim Wollfarth përsëriti edhe njëherë qëndrimin për durim deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar.
a.y/NOA