Tiranë, 25 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se duhet të përfundojë procesi i privatizimeve në vend. “Ajo çfarë ka mbetur në asetet apo aksionet e ndërmarrjeve të mëdha të privatizuara duhet të shiten”, tha Berisha. Ai u shpreh se qeveria ka kontaktuar me kompani mjaft të fuqishme që njohin tregjet dhe do të krijojnë kushtet më të mira të privatizimeve. Ai u shpreh se pronë shterpore do të jenë; shkollat, spitalet, digat dhe pronat pa pronar.
Kreu i mazhorancës u ndal në zhvillimet që do të sjellë privatizimi. “Qëllimi i privatizimit është rrija e madhe e efiçenës së menaxhimit. Për këtë qëllim, për të kapur një nivel të ri menaxhimi është e domosdoshme të procedohet me shpejtësi drejt privatizimit”, tha Berisha.
Ai u shtoi se Shqipëria ka ecur me sukses drejt privatizimit duke shënuar një standard të lartë. “Procesi i privatizimit është një proces jetik në reformën ekonomike të një vendi. Me rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit. Pasi është e faktuar. Se pronësia dhe maxhimi privat përbën një kusht themelor të luftës kundër korrupsionit dhe zvogëlimit kundër këtij fenomeni me pasoja të rënda”, u shpreh kreu i mazhorancës.
a.k/NOA