SHBA, 25 Maj NOA - Bob Dylan ka mbushur plot 70 vjeç dhe ka qenë vetë BBC që i ka bërë atij një dhuratë tepër të bukur duke i kujtuar botës të shkuarën e këngëtarit me heroinë dhe me tentime për vetëvrasje, e cila u bë e ditur falë dhe intervistës së 1966.
Megjithatë të gjithë e njohjen për ndryshimin e historisë muzikore, për zërin që ngriti për të drejtat në një shoqëri të dobët dhe për kapacitetin e tij që nuk zhgënjente kurrë.
Lindur më 24 maj të vitit 1941 në Minnesota u dallua si një kantautor i zoti, shkrimtar, poet, aktor dhe prezantues radiofonik duke u kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të 50 viteve të fundit dhe kjo mbi të gjithë në fushën muzikore.
r.b/NOA