Strazburg, 25 maj, NOA – Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nicolaos Chuntis, tha sot gjatë mbledhjes së zhvilluar në Komisionin e Jashtëm se zgjedhjet e 8 majit nuk i zgjidhjen problemet dhe krizën politike në Shqipëri. Ai u shpreh se ato i hodhën më shumë benzinë zjarrit.
“BE duhet ta mbajë të hapur ftesë për Shqipërinë. Por duhet bërë shumë progres. Ne duhet tu themi partive se dhe të kenë dialog me njeri-tjetrin. Zgjedhjet lokale nuk e kaluan krizën. I hodhën benzinë zjarrit”, tha eurodeputeti grek.
Nga ana tjetër ai ka parashikuar dhe probleme ekonomike për Shqipërinë dhe një thellim të krizës. “Mund të ketë probleme ekonomike, sepse Shqipëria do të paguajë pasojat e krizës ekonomike, siç kanë vendet e tjera si Greqia”, tha ai.
Chuntis u shpreh se është e nevojshme që të “të thjeshtëzohet procesi elektoral. Sepse gjithmonë rezultatet do të kontestohen. Mendeoj se duhet të presim për një rezultat përfundimtar”, tha ai.
a.k/NOA