English

Denoncim tronditës në Tiranë: Im shoq bën seks me djalin tonë 5-vjeçar

Tiranë, 25 maj 2011 NOA - Një 36-vjeçar është denoncuar nga bashkëshortja e tij me të cilën është në ndarje e sipër. Gruaja e akuzon se ka kryer veprime të turpshme me djalin e tij, vetëm 5 vjeç.

Jorgo L. nga Gjirokastra është kapur nga efektivat e komisariatit të policisë nr.4 në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim më datë 18 maj të këtij viti.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës i thanë agjencisë NOA se Jorgo L., dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “veprimeve të turpshme me të mitur”.

Burimet shtuan se ka qenë ish-bashkëshortja e Jorgos e cila ka mbërritur në polici rreth një javë më parë për të kryer denoncimin.

Sipas saj, ish-burri ka kryer veprime të turpshme me djalin e tyre 5 vjeçar.

Në deklaratën e saj para oficerëve të policisë, gruaja ka treguar se në trupin e djalit ka gjetur shenja të dyshimta të cilat ia ka shkaktuar ish-bashkëshorti të cilit ajo i kishte besuar djalin para se të konstatonte shenjat.

Nga ana e tij, 36-vjeçari ka mohuar akuzat në polici duke deklaruar se është kjo është një hakmarrje nga ish-gruaja që ai të heqë dorë nga djali.

Ndërkohë policia bëri të ditur se pritet fjala e ekspertëve të mjekësisë ligjore për të vërtetuar nëse është abuzuar me të miturin.

e.t/NOA

KOMENTE