English

Durrës: Tatimorët në aksion për liçencat e bizneseve në plazh

Durrës, 25 maj 2011, NOA – Me nisjen e sezonit turistik policia tatimore e qytetit të Durrësit ka nisur një aksion për verifikimin e liçencave të bizneseve të vogla që operojnë pranë zonës turistike të plazhit të Durrësit.

Në qendër të kontrollit të tatimorëve të Durrësit do të jenë afro njëmijë subjekte private të biznesit të vogël të hapura gjatë sezonit turistik.

Ky aksion i tatimorëve vjen pas vendimit të fundit të qeverisë ku shprehimisht thuhet se subjekteve private të paregjistruara ende, do t’u bllokohet automatikisht aktiviteti si dhe do t’u sekuestrohet malli.

Sipas policisë tatimore të qytetit bregdetar gjatë këtij aksioni rezultuan deri më tani të paregjistruara 17 subjekte të biznesit të vogël, që tregëtojnë mallra me shumicë për pushuesit.

Ky aksion i paraprin ardhjes së fluksit të pushuesve në bregdetin e Durrësit, të cilët janë ankuar shpesh për shitjen e mallrave të pakontrolluara pranë zonës së plazhit, që gjatë periudhës së nxehtë bëhen shkak edhe për një sërë sëmundjesh.

mit/NOA

KOMENTE