English

Gjykata e Lartë lë të lirë gardistin

Tiranë, 25 maj 2011, NOA - Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e prokurorisë për të rikthyer në burg gardistin Gazmend Ahmetaj, i cili akuzohet si njëri nga gardistët që qëlluan e vranë katër demonstruesit në protestën e opozitës në 21 janar.

Gjykata e Lartë vendosi të lërë të lirë gardistin Ahmetaj duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit që ai së bashku me dy gardistët të tjerë të hetohen në gjendje të lirë.

Trupi gjyqësor suprem e rrëzoi kërkesën e prokurorisë për mungesë provash.

Gazmend Ahmetaj, është një nga të akuzuarit kryesorë të vrasjes së katër demonstruesve pranë godinës së kryeministrisë në 21 janar, përkatësisht Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës.

Ndaj Gazmend Ahmetaj Gjykata e Apelit dha vendimin për masën e sigurisë për detyrim paraqitjeje, sa herë që ai të kërkohet nga prokuroria për hetimin e çështjes së 21 janarit.

Ndërkohë në arrest me burg ndodhet vetëm njëri prej gardistëve, Agim Llupo.

mit/NOA

KOMENTE