English

Gruevski: Struga është maqedonase

Strugë, (Maqedoni), 25 maj, NOA - “Nuk do të pranojmë ndryshimin e emrit kushtetues zgjidhje për emrin pa referendum. Struga nuk harron ngjarjet e 2004, kur bashkërisht luftuam dhe demonstruam kundër Branko Cërvenkovskit që e shiti Strugën për një kolltuk të falsifikuar” theksoi Nikolla Grujevski, lider i VMRO-DPMNE-së në fillim të fjalës së tij në tubimin qendror në Strugë.

Ai për këtë u duartrokit frenetikisht nga të pranishmit, që brohoritnin në kor “Struga është maqedonase” dhe Nikolla Grujevski ua konfirmoi me fjalët: “Po çka mund të jetë tjetër pos maqedonase!”.

“Njerëzit që kanë krijuar varfëri, papunësi, falimentues dhe kriminalitet, tani premtojnë se do ti zgjidhin këto probleme. Derisa ishin në pushtet treguan se nuk janë ata njerëz që plotësojnë atë që premtojnë. Kudo që kanë shkuar jashtë vendit, ata kanë bërë kodoshllëk kundër Maqedonisë. Prandaj do të përjetojnë humbje katastrofale”shtoi Grujevski.

Duke folur për emrin e Maqedonisë, Nikolla Grujevski shtoi: “Për dallim nga Branko Cërvenkovski, i cili disa herë e ndryshoi qëndrimin për emrin, VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues të RM-së e as propozimet që mund të rrezikojnë identitetin nacional maqedonas”, tha Gruevski.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, bartësi i listës së koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, Antonio Milloshovski i cli mes tjerash theksoi: “ Këtu në Strugë dhe në mbarë Maqedoninë, më 5 qershor, LSDM-ja do të përjetojë humbje katastrofale, që do të jetë shpërblim për keqbërjet nga politikani tranzicional Branko Cërvenkovski. Nëpër Strugë po kalojnë dashakeqët që e shitën Strugën për kolltukun presidencial”, theksoi Milloshovski, duke aluduar për anëtarët e LSDM-së. Në këtë tubim asnjë nga folësit në asnjë moment nuk përmendën partnerin e koalicionit apo në përgjithësi popullin shqiptar që jeton në Maqedoni dhe të arriturat që janë bërë me decentralizimin dhe Marrëveshjen e Ohrit.

NOA/INA

KOMENTE