E mërkurë, 25 maj 2011, NOA- Vullkani Grimstov i Islandës, i cili prej disa ditësh ka ngjallur shqetësime jo vetëm në vend por edhe në shtetet përreth është bërë shkak për anulimin e një numri të lartë fluturimesh.
Eurocontrol, organizata europiane për sigurinë ajrore, gjatë ditës së sotme deklaroi se, rreth 450 fluturime janë anuluar sot në Gjermani për shkak të mjegullës së shkaktuar nga hiri i vullkanit Grimsvot, në Islandë.
Por pavarësisht kësaj nga ana e ekspertëve thuhet se reja e hirit vullkanik do të zhduket më shpejt nga ç’pritej, kjo pas vëzhgimeve të fundit të kryera ku shihet një ulje e ndotjes dhe mjegullës së përhapur në ajër.
Danimarka dhe Skocia llogariten dy shtetet më të prekura pas Islandës, por në këto vende duket se gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe fluturimet e para.
a.y/NOA