English

Hiri vullkanik, anulohen 150 fluturime nga Gjermania

Berlin, 25 maj, NOA - Një re e hirit që ka dalë nga vullkani i cili ka shpërthyer në Islandë, ka arritur sot në veriun e Gjermanisë, duke shkaktuar pengesa në trafikun ajror.

Autoritetet gjermane e kanë mbyllur aeroportin e Hamburgut dhe Bremenit, ndërsa kanë njoftuar se ata presin të mbyllin edhe aeroportin e Berlinit, më vonë gjatë ditës. Zëdhënësi i kompanisë kryesore të fluturimeve në Gjermani, Lufthansa, ka thënë se ata presin që sot të anulojnë 150 fluturime. Të marten, 500 fluturime në tërë Evropën janë anuluar, ndërsa më së rëndi janë goditur aeroportet e Britanisë së Madhe.

Një vit më parë, një re e hirit që doli nga një tjetër vullkan i Islandes, shkaktojë pengesa të mëdha në trafikun ajror, derisa mijëra fluturime ishin anuluar për javë të tëra.

Megjithatë, sipas Komisionit Evropian, hiri që doli nga vullkani Grimsvotn, nuk është pritur që të detyrojë mbyllje kaq të gjërë të hapësirës ajrore evropiane.

NOA

KOMENTE