Sllovaki, 25 maj NOA- Një klinikë sllovake duket se ka gjetur mënyrën për të qetësuar fëmijët e porsalindur duke i vënë ato të flenë nën tingujt e muzikës së Mozartit. Edhe pse kufjet janë të mëdha për veshët e bebeve të sapolindura nga ato rrjedh një melodi e ëmbël dhe relaksuese e Mozartit apo Vivaldit.
Ideja për të vënë muzikë për foshnjat që të bëjnë një gjumë sa më relaksues e të shëndetshëm ka ardhur nga klinika Kosice-Saca, pasi ka eksperimentuar muzikën, veçanërisht atë klasike, si një ndihmë për të suportuar zërin e nënës që nuk mund të jetë gjithmonë pranë fëmijës së saj.
Nda studimi përfitimet më të mëdha u panë në mbajtjen e rregullt të rrahjeve të zemrës dhe të një frymëmarrjeje korrekte.
Dr. Slavka Viragovà, menaxher i projektit, thotë se Mozart përcjell te foshnjat prezencën e nënave, të cilat për shumë arsye, gjatë ditëve të para të jetës nuk mund të jenë me ata 24 orë në 24 orë.
"Lindja është shumë stresante për një fëmijë. Unë mendoj se terapia e muzikës është një mjet i shkëlqyer antistres që gjithashtu ndihmon për të suportuar dhembjen", përfundon Dr. Viragovà .