English

KMLDNJ: Vijon greva në burgun e Dubravës, kërkesë Ligji për Amnisti

Prishtinë, 25 maj 2011, NOA- Vijon sërish greva e urisë në burgun e Dubravës, ku 541 të burgosur prej tre ditësh vijojnë protestën për plotësimin e kërkesave të tyre.

Ky fakt konfirmohet nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ku një përfaqësi e tij gjatë ditës së sotme i vizitoi grevistët, por fillimisht ata takuan drejtuesin e Qendrës Korrektuese në Dubravë, Haki Maxharraj.

Këshilli Grevist e informoi KMDLNj-në se kërkesa e tyre për të cilën kanë hyrë në grevë urie është futja si kategori kushtetuese e Ligjit për Amnisti në pakon e ndryshimeve të Kushtetutës që janë paralajmëruar më herët, duke shprehur vendosmëri për vijimin e grevës.

KMDLNj thekson se përkujdesja e stafit ndaj tyre ishte e lartë gjë që u konfirmua edhe nga grevistët përmes Këshillit Grevist deklaruan se nuk ka asnjë vërejtje për sjelljen e stafit duke filluar nga drejtori deri te oficerët korrektues.

KMDLNj deklaron se u ka bërë të qartë Këshillit Grevist për rrugën të cilën duhet ta përdorin për realizimin e kësaj kërkese që është e ligjshme dhe e drejtë, duke shprehur përkrahje për Ligjin për Amnisti.

a.y/NOA

KOMENTE