English

Kryeminsitri Serb: Ndarja e Kosovës nuk është diskutuar kurrë

Beograd, 25 maj 2011, NOA- Kryeministri Serb, Mirko Cvetkovic shprehet për mediat se qeveria e Kosovës nuk ka marrë kurrë ndonjë vendim dhe as ka diskutuar ndonjëherë mundësinë për ndarjen e shtetit të Kosovës.

“Nuk mund të komentoj deklaratat e politikanëve për një temë, e cila nuk është diskutuar kurrë në mbledhjet e qeverisë”, u shpreh Cvetkovic i pyetur nga mediat vendase lidhur me deklaratën e zv.kryeministrit Ivica Daçiç.

Sipas tij për sa kohë që asgjë nuk është diskutuar dhe nuk është vendosur në qeveri, deklarata të tilla nuk kanë bazë dhe si të tilla nuk zënë as vend.

a.y/NOA

KOMENTE