Tiranë, 25 maj 2011, NOA- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Sllobodan Petroviç gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillojë një takim me Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto.
Petroviç do të ndalet dy ditë në vendin tonë, pas mbërritjes në paraditen e sotme.
Ndërkaq axhenda e Patroviç paraqitet të jetë e ngjeshur, pasi ai pritet të takojë ministrin e Brendshëm Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha dhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
axhenda
vizita zyrtarE e zv.kryeministrit dhe ministrit të administrimit të pushtetit lokal të republikës së kosovës në shqipëri z. sllobodan petroviç
e merkure dt. 25 maj 2011
ora 10:30 mbërritja në piken kufitare “morine”
Drekë zyrtare nga presidenti i vendit. Z. Bamir topi
ora 19:00 darkë zyrtare nga ministri i brendshëm,
z. bujar nishani
e enjte, dt. 26 maj 2011
ora 09.30-09:45 takim tet a tet i dy zv.kryeministrave
haxhinasto – petroviç (Ne MPJ)
ora 09:45-10:30 bisedimet zyrtare mes dy delegacioneve
vendi: mpj (salla e kolegjiumit)
ora 10:30-10.55 konferencë e përbashkët shtypi
haxhinasto – petroviç (Ne MPJ)
ora 11:00-11:40 takim me kryeministrin e republikës
z. sali berisha
vendi: kryeministri
ora 11:45-12:25 takim me kryetaren e kuvendit, znj. topalli
vendi: kryesia e kuvendit
ora 12:30-14:00 drekë ofruar nga zv.kryeministri dhe ministri i
punëve të jashtme, z. edmond haxhinasto
ora 14:05-14:45 takim me ministrin e brendshëm, z.bujar nishani
vendi: ministria e brendshme
ora 16:00 nisja drejt pikës kufitare “morinë”
a.y/NOA