Itali, 25 Maj NOA - Një sallë ekspozite gjermane në Düsseldorf ka nxjerrë në shitje dy nga makinat që i përkisnin Papa Vojtilës: një FSO Warszawa M20, që ngjason shumë me një “miush”, çmimi i së cilës është 250 mijë euro dhe një Ford Lincoln Continental që kushton 500 mijë euro.
Një biznes i përkryer duhet thënë për personin që ka mbajtur për vite me radhë në garazh këto dy vetura, pasi duhet thënë se çmimet që kanë ato janë tepër të larta.
Në 2006 Warszawa, rrotullohej ndërmjet 5 dhe 15 mijë eurove, ku faktikisht ka qenë vënë në ankand nga Christie’s, por u tërhoq nga ankandi si pasojë e mungesës së interesit.
Tani që Papa është rritur në nder të altarëve, koleksionisti do të riprovojë dhe në këtë rast duke dyfishuar ofertën dhe ngritur çmimin.
r.b/NOA