English

Pacolli lobon në Ruandë për njohjen e Pavarësisë

Prishtinë, 25 maj 2011, NOA- Zv.Kryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Guinea Conakry, dhe në Togo, në kryeqytetin Lome, ku është takuar me zëvendëspresidentin e këtij shteti.

Gjithashtu ai është takuar edhe me Kryetarin e Komunitetit Ekonomik të shteteve të Afrikës Perëndimore, James Victor Gbebo.

Axhendë e ngjeshur paraqitet për të edhe gjatë ditës së nesërme ku pritet të udhëtojë në Afrikën Qendrore drejt Republikës së Ruandës, ku do të takoj Kryeministrin e këtij vendi, Bernard Makuza.

Mësohet se qëllimi kryesor i këtij takimi do të jetë kërkesa drejtuar autoriteteve më të larta të Republikës së Ruandës për njohje sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE